Kurti: Deklarata e përbashkët Thaçi-Vujanoviq për demarkacionin, mashtrim

16 shkurt 2018 | 14:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i deklaratës së përbashkët në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për demarkacionin është mashtrim.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se kjo deklaratë është një arsye më shumë që Hashim Thaçi të jep dorëheqje nga pozita e presidentit,  raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Kurti ka thënë se Kuvendi i Kosovës, urgjentisht duhet ta formojë një komision hetimor për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë kontekst, ai ka bërë me dije se nga sot do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për ta formuar këtë komision.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit të Kosovës edhe sivjet organizon turneun ndërkombëtar…