Kurti diskuton me kryetarët e qendrave të VV-së për Specialen

27 janar 2018 | 18:08

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi kanë takuar kryetarët e qendrave dhe administratorët e kësaj partisë.

Sipas njoftimit të kësaj partie temë diskutimi kanë sfidat që e presin vendin, si ajo e demarkacionit, Gjykatës Special dhe kontrata me Contur Global.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin për media.

“Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë”.

“Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, etj”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Hoffenheimit,…