Kurti: Mbi 100 persona i bashkohen VV-së në bastionin e PDK-së

18 mars 2018 | 21:29

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me deputetin Xhelal Sveçla,  morën pjesë sot ( e diele), në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Kurti në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë fshat, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje, ku vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në këtë parti. “Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, iu drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të Vetëvendosjes. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, ka shkruar  Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë javë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”,  tek…