Kurti: Të vendosur kundër të gjithë atyre që synojnë ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës

11 shkurt 2018 | 12:43

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 32-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizje, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes duhet të jenë të hapur edhe ndaj kritikave.

Ai ka thënë se aktivistët përveç kundërshtimeve për Qeverinë, atëherë kur është nevoja, ata do të jenë edhe bashkëpunuese për interesin e Kosovës.

“Mesazhi im për të gjithë aktivistët e ka formën e një kërkese. Të jemi të palodhur për nevojat e qytetarit dhe të kujdesshëm që të mos i zhgënjejmë ata që na ka votuar me plotë shpresë. Të jemi të hapur, të pranojmë kritika e diskutime dhe të jemi të vendosur kundër të gjithë atyre që përpiqen të dëmtojnë të ardhmen e Kosovës dhe aspiratën tonë shoqërore e kombëtare”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e parë para Këshillit të Përgjithshëm si kryetar i Vetëvendosjes, Kurti ka folur edhe për pagesën e anëtarëve të kësaj lëvizje.

Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm 115 delegatë, por kanë munguar të dorëhequrit nga pozitat kyçe, përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri, ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, etj. Po ashtu në këtë mbledhje ka munguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…