Kurz: Të hapen negociatat për Shqipërinë

27 maj 2018 | 14:49

Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, këmbëngul për hapjen e negociatave të shpejta të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilizimin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt bisedimet e pranimit”, ka thënë politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Ai ka shtuar se Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi “në progresin e aderimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arnold Schwarzenegger është rikthyer, ashtu siç kishte premtuar. Shëndeti i…