Kushtëzimi për moskandidimin e Kurtit, mbyt shpirtin e demokracisë

14 dhjetor 13:47

Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, duke i komentuar zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë se është për t’u përshëndetur thirrja për më tepër demokraci në këtë parti.

Por sipas Ibrahimit, nuk mund të bësh thirrje për demokraci, duke shkelur bazën themeltare të demokracisë, e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Ai ka thënë se kushtëzimi që i është vënë Albin Kurtit për të mos u kandiduar, e mbyt shpirtin e asaj dëshire për demokratizim.

“Thirrja për më tepër demokraci në LV është për t’u përshëndetur dhe përkrahur. Por nuk mund të bësh thirrje për demokraci, duke shkelur bazën themeltare të demokracisë, e drejta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur. Kushtëzimi që i është vënë Albin Kurtit për t’u mos kandiduar, e mbyt shpirtin e asaj dëshire për demokratizim. Këtë fakt, besoj e dinë edhe ata që e kanë bërë këtë thirrje. Atëherë i bie që kjo thirrje shtyhet nga motive tjera oportuniste por assesi për demokratizim”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ekonomia joformale në Kosovë, në raportet vendore dhe ndërkombëtare, thuhet…