Kuvendi miraton rekomandimet për skandalin e mishit

26 prill 2018 | 16:35

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet e propozuar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputetët tjerë rreth skandalit të mishit, pas debatit të mbajtur në seancën e kaluar.

Këto janë rekomandimet e dala nga debati për skandalin e mishit:

Kryeministri të marrë masa adekuate ndaj përgjegjësve bordit dhe menaxhmentit të AUVK-së;

Organet e drejtësisë të fillojnë menjëherë hetime përgjegjëse publike dhe subjekteve private që sjellin në treg produkte të dyshimta.

Të bëhet mbështetje më e madhe buxhetore për AUVK-në për konsolidimin e saj me pajisje të laboratorëve, pajisjen e inspektorëve me kamera personale për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e stafit me inspektor;

Në funksion të rritjes së transparencës AVUK të pasqyrojë të gjitha të dhënat e veprimtarisë së inspektorëve në baza ditore;

Të rishtohet legjislacioni përkatës që saktëson periudhat kohore minimale para skadimit të afatit të përdorimit të produkteve ushqimore që importohen në Kosovë;

Të rritet mbështetja financiare për masat mbështetjes së programit për zhvillim rural që rritë prodhimin vendor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me…