>

Kuvendi nesër zgjedh guvernatorin e Bankës Qendrore

01 mars 20:27

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të zgjedh guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në listën e kandidatëve të përzgjedhur nga paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës janë katër kandidatë: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës ka disa muaj që është me ushtrues detyre të guvernatorit, meqë ish guvernatori Bedri Hamza e la këtë pozitë për të marrë detyrën e ministrit të Financave në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Policia sllovake ka ndaluar shtatë persona gjatë ditës së sotme…