Kuvendi shmang rregulloren për demarkacionin, mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme

28 shkurt 2018 | 11:26

Kuvendi i Kosovës ka votuar për shmangie të rregullores së Punës së Kuvendit për diskutimin e marrëveshjes së demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kundër shmangies nga rregullorja është shprehur shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Galuk Konjufca.

Ai ka thënë se marrëveshja e demarkacionit është kundër shtetit të Kosovës.

Pas shmangies nga rregullorja, Kuvendi ka autorizuar Komisionin për Punë të Jashtme që ta ndryshojë marrëveshjen për demarkacionin konform dakordimit të partive në pushtet me LDK-në.

Derisa Komisioni për Punë të Jashtme do ta shqyrtojë këtë marrëveshje, Kuvendi ka shkuar në pauzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Brazilit, Ronaldinho ka shprehur mendimin se sulmuesi i…