Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndërmarrjet sociale

14 Dhjetor 10:30

Kuvendi i Republikës së Kosovës , do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndërmarrjet sociale.

Më pas, pritet të shqyrtohen dy raporte të punës për vitin 2016: Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018, si dhe formimin e dy komisioneve Ad-hoc: Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur të…