Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

14 janar 2018 | 16:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 750 m do të ketë vetëm reshje bore. Mjegulla do të shfaqet vetëm nëpër disa territore të kufizuara, kryesisht ultësira dhe rrëzë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe herë-herë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vora ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë…