Ky është reagimi i NATO-s për sulmet ajrore në Siri

14 prill 2018 | 09:08

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për sulmet që ndodhën mëngjesin e së shtunës në Siri nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja, në mbështetje të Britanisë dhe Francës.

Stoltenberg ka thënë se mbështetë veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kundër caqeve të armeve kimike të regjimit sirian.

“Kjo do ta zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike. NATO-ja ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Gjithashtu, thuhet se NATO-ja konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike.

“Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmeve të përqendruara të ShBA-ve, Britanisë së Madhe dhe…