Ky është vendimi i madh i Qeverisë për sportin

28 shkurt 17:42

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që ndajë një parcelë të tokës në Bërnicë të Epërme për ta ndërtuar një kompleks sportiv.

Projektin e këtij kompleksi e kanë bërë drejtuesit e FC Prishtinës, kurse do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro. Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi para votimit, ka thënë se prishtinasit e meritojnë t’i jepet toka për ndërtimin e kompleksit sportiv.

“Bazuar në kërkesën e klubit për marrjen në shfrytëzim të parcelës, 56,678 metrash katrorë (5,6 hektarë) në Bërnicë e Poshtme me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, kjo kërkesë për Ministrinë e Sportit është e arsyeshme, pasi me këtë rast talentet dhe futbollistët do të kenë ambiente të përshtatshme. Dhënia e kësaj toke siguron kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja, ndikon direkt në përmirësimin e infrastrukturës, e në veçanti avancimin e futbollit”, ka thënë ministri Gashi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kuvendi Komunal në Deçan, pas kërkesës së OVL - UÇK…