Ky ishte telefoni me kamerën më të mirë në vitin 2017

25 Dhjetor 22:51

Kamerat e telefonave të mençur po bëhen çdo ditë më të mira, por ky vit solli disa nga telefonat me kamera superiore.

“The Verge” ka krahasuar kamerat e telefonëve “iPhone X”, “Google Pixel 2 XL”, “Samsung Galaxy Note 8”, “HTC U11” dhe “LG V30”, transmeton Express. Kjo zgjedhje është bërë për të përfshirë telefonat nga prodhues të ndryshëm, jo vetëm nga “Apple” dhe “Samsung” që zakonisht përdoren për krahasime të tilla.

“Samsung Note 8” është zgjedhur për testim pasi që ka kamerën e njëjtë me “Samsung Galaxy S8” dhe “Galaxy S8 Plus”.

Testimi ka qenë i thjeshtë, janë bërë fotografi në vende të ndryshme dhe ndriçim të ndryshëm, si dhe është testuar edhe kamera e përparme e cila përdoret për selfie.

Dy telefonat me kamerën më të mirë kanë qenë “Google Pixel 2 XL”, kamera e të cilit ka kapur më shumë detaje në fotografi, por sa i përket ngjyrave dhe ekspozimit ka dominuar “iPhone X”.

Bazuar në këto testime, “Google Pixel 2 XL” është zgjedhur si telefoni me kamerën më të mirë i pasuar nga “iPhone X” dhe “Note 8”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
“Apple” planifikon të bëjë disa ndryshime në mënyrën se si…