Ky do jetë moti sot në Kosovë

25 mars 2018 | 12:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, ka njoftuar IHMK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E diela e fundit e marsit ka shënuar edhe ndërrimin…