Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Griezmannit te Atletico

24 dhjetor 2017 | 14:29

Nëse Antoine Griezmann vendos që në afatin kalimtar të dimrit të largohet nga Atletico Madrid, atëherë vendin e tij mund ta zë Pierre-Emerick Aubameyang.

Lajmin e ka konfirmuar për mediet gjermane vetë sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili është i hapur për një transferim në Spanjë.

“Të gjithë e dinë që Atletico është në kërkim të lojtarëve që mund të zëvendësojnë Griezmann. Nëse ai largohet gjatë javëve në vazhdim, çdo gjë mund të ndodhi. Nuk kam rinovuar ende. Në afatin kalimtar të dimrit mund të ndodhin shumë gjera, madje edhe për mua”, ka thënë Aubameyang.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…