Lacazette mungon gjashtë javë

13 shkurt 2018 | 16:35

Sulmuesi Alexandre Lacazette do të qëndrojë për të paktën gjashtë javë larg fushave pasi i është nënshtruar një operacioni në gju.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi londinez, që tani ka mbetur pa një qendërsulmues të mirëfilltë në Evropa Ligë. Një deklaratë për shtyp e klubit ditën e martë zbulon: “Sulmuesi Alex Lacazette ka një artroskopi në gjurin e majtë në Londër mëngjesin e së martës. Proceduar minore ishte një sukses dhe ai tani do të fillojë periudhën e rehabilitimit. Parashikohet që ai të rikthehet në skuadër pas katër deri në gjashtë javë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra priti në…