Lansohet programi për zhvillim rajonal 2018

18 janar 2018 | 16:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarët e komunave të Kosovës, ka marrë pjesë në lansimin e Programit për zhvillim rajonal për vitin 2018, të Ministrisë e Zhvillimit Rajonal (MZhR).

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës është aktive me projekte, që janë grante për komunat, si projektet me ujërat e zeza dhe në të tilla që sigurojnë një zhvillim rajonal të balancuar.

“Më 26 shkurt 2018 në Londër, mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit me BERZh-in. Me këtë rast, kryetarët e komunave inkurajohen të përgatisin projekte që kanë arsyeshmëri të lartë dhe të cilat përmes Qeverisë, i propozohen BERZh-it në atë samit” ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim, Haradinaj, ka kërkuar nga kryetarët e komunave, mobilizim të drejtorive të arsimit që testi PISA këtë vit të dal i suksesshëm. “Nëse në një komunë të caktuar testi del i dobët shumë, është problem. Ju kisha lutur që ta merrni përsipër gjendjen”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka thënë se është punuar në funksionalizimin e kësaj ministrie, hartimin e programeve dhe planeve për vitin 2018, si dhe për planifikimet e ardhshme, ku në kuadër të planeve të MZHR-së, janë edhe programet zhvillimore. “Programi i zhvillimit rajonal i lansuar sot u dedikohet komunave, përmes të cilave do të përkrahen projektet e investimeve kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, ka thënë Demiri.

Në këtë takim, kanë folur edhe zëvendësministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, njëherësh kryetar i Komunës së Shtimes, ndërsa prezantimin e programit për zhvillim rajonal të balansuar e ka prezantuar Besim Kamberaj, u.d. i sekretarit të përgjithshëm të MZHR-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Ndërmarrjeve dhe Qarkullimit të Naftës, Gazrave dhe Lubrifikantëve…