Latifi informohet për skemat sociale

16 mars 2018 | 16:40

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Rahovec (QPS).

Gjatë vizitës në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, Latifi është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Bilbil Oruqi dhe punëtorët e kësaj qendre.

Drejtori Oruqi gjatë takimit e ka njoftuar Latifin për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës.

Ndërsa kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i gatshëm që në mënyrë institucionale t’u ofrojë mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vënë gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Rogovë…