Latifi zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Rahovecit

14 dhjetor 2017 | 09:53

Smajl Latifi ka pranuar të enjten zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Rahovecit.

Dorëzimi-pranimi i detyrës është bërë në ambientet e Komunës së Rahovecit, ku kryetari i deritashëm i kësaj komune, Idriz Vehapi, ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Smajl Latifi, i cili do ta udhëheqë Rahovecin në mandatin katërvjeçar.

“Dua të falënderoj kryetarin e deritashëm, Idriz Vehapi, për këtë proces demokratik dhe për ato punë që ka kryer dhe që kanë qenë në të mirë të qytetarëve të Rahovecit. Njëkohësisht dua t’i siguroj qytetarët e Komunës së Rahovecit se do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim dhe, në katër vjetët e ardhshëm, do ta kem vetëm synim: zhvillimin e Komunës së Rahovecit”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme plenare,…