Lavrov: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë bazë Rezolutën 1244

21 shkurt 2018 | 21:48

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se lidhur me çështjen e Kosovës, Rusia do ta bështes Beogradin për çdo gjë.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, “Beta”, Lavrov e ka quajtuar Kosovën “Krahina Autonome e Kosovës” si dhe sipas tij, është pjesë e pandashme e Serbisë.

“Prandaj ne, në çështjen e Kosovës, jo që e mbështesim shumë Serbinë, sa e mbështesim vendimin e organit më të lartë ndërkombëtar që përgjigjet për problemet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rezolutën 1244 nuk e ka zhbërë askush dhe nga ky fakt duhet të nisemi. Ne pajtohemi me atë që BE ka marrë përsipër mbi vetë rolin e ndërmjetësit në dialogun mes Beogradit e Prishtinës. Vlerësoj se ky dialog është i domosdoshëm, dhe se baza e tij duhet të jetë Rezoluta 1244. Sa i përket termit “normalizim i plotë i raporteve” mund të them se këtë term e shpiku vetë BE, dhe deri sot e kësaj dite, për aq sa unë mbaj mend, Brukseli asnjëherë nuk e sqaroi çfarë në të vërtetë mendon me atë frazë. Ne nisemi nga ajo që iniciativat që ka marrë Brukseli në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe të cilat i kanë mbështetur Beogradi e Prishtina, duhet të përmbushen patjetër”, ka thënë Lavrov.

Ai ka thënë se Rusia do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Llogarisim që BE, si ndërmjetës, të sillet më përgjegjshëm dhe më me vendosmëri, ndërsa do të pranojmë secilën zgjidhje për të cilën do të pajtohen udhëheqësit e Beogradit me përfaqësuesit e Prishtinës”, ka thënë ai.

Lavrov ka deklaruar se është e pakuptimtë të flitet për vendin e Kosovës në OKB.

“Flasin edhe për vendin e Kosovës në BE, mund të flitet edhe për vendin e Kosovës kudo qoftë, por, përderisa nuk ka një marrëveshje të arritur e cila do t’i përshtatet edhe Prishtinës edhe Beogradit, duhet mbajtur mend se ekziston Rezoluta 1244, e cila e njeh Krahinën Autonome të Kosovës si pjesë të Serbisë”, shtoi ai.

(Klan Kosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka fituar çmimin për Artisten më të mirë…