Lavrovi: Dështimi i marrëveshjes me Iranin do të ishte alarmues

19 janar 2018 | 11:22

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se nëse marrëveshja atomike e fuqive botërore me Iranin dështon, atëherë kjo do të dërgonte mesazh “alarmues” për komunitetin ndërkombëtar.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me masat për moszgjerim të armatimit atomik, derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është kërcënuar për tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin, e arritur në vitin 2015.

Më tutje, në një referencë të qartë për administratën Trump, Lavrovi ka thënë se “ne nuk mundemi që për përfitime të agjendës politike të vendeve të caktuara, të tërhiqemi nga arritja e vërtetë e diplomacisë ndërkombëtare”. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e…