Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

06 qershor 2018 | 22:27

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti.

Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë “ Betchtel-Enka”.

“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.

“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t’i bëjë të gjitha pagesat me kohë”, ka deklaruar ai në “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook”  ka pranuar se ka pasur marrëveshje për ndarjen e…