Lekaj dhe Bertoncelj biseduan për projekte të infrastrukturës hekurudhore

24 Janar 17:22

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj,  priti  në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, si dhe  Janez Satjovic, nga kompania sllovene “Kontel”, njëherit edhe përfaqësues i mbi njëzet kompanive sllovene të infrsatrukturës.

Në fillim të takimit ministri Lekaj, i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Bertoncelj, duke e falenderuar atë edhe për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtetndërtimin e Kosovës.

“Ministri Lekaj, e njoftoi ambsadorin lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe lidhur me interesimin e ministrisë që t’iu ipet mundësi dhe hapsirë të gjitha  kompanive vendore dhe ndërkombëtare që kanë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ambasadori duke e falenderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për pritjen ka theksuar rëndësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, jo vetëm në zhvillimin e brendshëm të vendit, por edhe në zhvillimin rajonal, nëpërmjet projekteve infrastrukturore. “Ministri Lekaj dhe Ambasadori Bertoncelj kanë biseduar edhe për projekte që kanë të bëjnë më infrastrukturën hekurudhore dhe nevojën e modernizimit të tyre, si dhe projekte të infrastrukturës rrugore, e për të cilat kërkohet standart dhe teknologji e lartë”, thuhet në komunikatë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Tregtia e jashtme në Kosovë ka shënuar deficit tregtar më…