Lekaj kërkon ngasje me kujdes pas reshjeve të dendura

03 Shkurt 19:06

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka patur raportime për rrëshqitje dhe erodime të dheut në rrugët e brezit kufitar të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkaq, ai ka thënë se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në kujdestari të vazhdueshme dhe kanë bërë me të mirën të mundshme që të mos ketë bllokim të rrugëve.

“Situata momentale na interpretohet që është në kontroll ani pse ka ende vështirësi në disa vende. Keni vëmendjen gjatë vozitjes përcillni shenjat e komunikacionit, disa vende janë shënuar nga inspektorati ynë si vende me rrezikshmëri dhe ju tregojnë se duhet patur kujdes”, ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka bërë me dije se ministria që ai drejton është në kontakt me Komunat e prekura nga vërshimet dhe po ashtu me institucionet relevante për çdo eventualitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Më 14 shkurt, ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike…