Lekaj nënshkroi tri udhëzime administrative që kanë të bëjnë me autoshkollat dhe trajnerët për patentë shoferë

11 maj 2018 | 19:09

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi të premten udhëzimin Administrativ nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesional në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesional ne autoshkolla.

“Po ashtu u nënshktua udhëzimiaAdministrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave, si dhe udhëzimi administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit. Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ”, është thënë në njoftimin për medie të Ministrisë së Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjen Robben dhe Rafinha do të luajnë me Bayern Munchenin…