Lekaj: Pas 17 dhjetorit, Istogu do të ndjejë investimet

15 dhjetor 2017 | 19:38

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka bërë një vizitë në qytetin e Istogut, ku të dielën do të ketë edhe zgjedhje. Lekaj ka thënë se pas 17 dhjetorit Istogu do të ndjejë investimet, zhvillimin dhe ndryshimin.

Ky është postimi i plotë i Lekajt:

Sot bashkë me Ministren e Ambientit, Albena Reshitaj dhe me deputetin, Bekë Berisha në frymën e ndryshimit që do të konfirmohet prapë këtë të dielë nga qytetarët e Istogut duke i dhënë mbështetje njeriut të vet, Gani Dreshaj, vizituam fshatra e lagje, njerëz që kishin shumë nevoja e për të cilët nuk është kujdesur shteti (Komuna). Pas 17 dhjetorit Istogu do të ndjejë investimet, zhvillimin dhe ndryshimin. Komunikim i sinqertë me qytetarët e fshatit Uçë (ku do të ndërtohet diga e ujit), poashtu në fshatin Saradran, Veriç, Ozdrim, Lagjja Mavraj, Cerrollukë e Kaliçan por edhe në të gjitha vendet vende dhe jo vetëm, do të ndërhyhet me të gjitha kapacitetet institucionalë.

Ne, fjalën e dhënë do ta mbajmë!

Ndryshimit do t’i bashkohet edhe Istogu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në…