Lekaj: Së shpejti Kosova bëhet me pilotë të aviacionit civil

15 korrik 2018 | 16:10

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe homologu i tij nga Katari, Jassim Bin Saif Al-Sulaiti, kanë nënshkruar marrëveshjen e shërbimeve ajrore, e cila i hapë rrugë fluturimeve direkte të “Qatar Airways” ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas.

Lekaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka bërë me dije se shumë shpjet Kosova do të bëhet me pilotë të aviacionit civil.

“Në Doha të Shtetit të Katarit, nënshkrova marrëveshjen e shërbimeve ajrore me homologun, Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti. Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të ‘Qatar Airways’ midis ANP ‘Adem Jashari’ dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. ‘Qatar Airways’ tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka thënë se ministrin Al-Sulaiti e ka njoftuar për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor, si dhe për projektet strategjike në të ardhmen.

“Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim. Përkrahje nga shteti i Katarit, kërkova për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautik të Katarit, i cili ka famë botërore. Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive”, ka bërë me dije ministri Lekaj.

Lekaj gjithashtu ka theksuar se dakorduan që menaxhmenti i “Qatar Airways” të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur me pak se një orë për të filluar…