Lekaj thotë se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve nuk do të zihen në befasi

17 dhjetor 2017 | 20:47

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se qarkullimi rrugor po zhvillohet pa probleme në gjithë vendin përkundër reshjeve të kohë pas kohe të borës dhe shiut, sidomos në vendet malore.

Në një njoftim në profilin e vet në “Facebook”, ministri Pal Lekaj thotë se kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari të vazhdueshme në të gjithë Kosovën dhe do të punojnë edhe gjatë natës për të mos lejuar ndonjë befasi.

“Koha klimatike është e paqëndrueshme, deri në këto momente edhe përkundër reshjeve të kohë pas kohëshme të borës e të shiut, sidomos në vendet malore, nuk kemi informata se ka probleme në lëvizjen e qytetarëve. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari të vazhdueshme në të gjithë Kosovën. Ne edhe gjatë natës do të kemi vigjilencën e shtuar për të mos lejuar ndonjë befasi”, ka shkruar ai.

“Jemi të hapur për të gjithë ju, për çdo problem sa i përket qarkullimit rrugor dhe vështirësive të shkaktuara nga bora në rrugët nacionale, rajonale dhe të tjera që i ka nën mbikëqyrje Ministria e Infrastrukturës. Drejtoheni në këtë numër të telefonit: +37745656656, mbikëqyret 24 orë nga kabineti im dhe në rastin më të shpejt do të përgjigjemi me veprimet konkrete. Siguria juaj është detyrë e përbashkët e të gjithëve”, shkruan Lekaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Istogut Gani Dreshaj i AAK-së, është…