Lekaj thotë se po bëhet politikë me rrugën Deçan-Plavë

28 maj 2018 | 12:06

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Lekaj ka thënë se më tepër është bërë politikë në lidhje me këtë rrugë.

“Sa i përket vështirësive që e kemi me Manastirin, është bërë më tepër politikë. Ne jemi të vetëdijshëm për obligimet që i kemi marr sipas Planit të Ahtisaarit, punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtur. Është e vërtet që është një ndërhyrje nga kompania që e ka në kontratë kryerjen e punimeve, sepse aty vazhdimisht ka shembje të dheut, ku ne duhet ta bëjmë të lëvizshme, të qasshme rrugën”, ka thënë Lekaj në një konferencë në medie.

Ai ka thënë se asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të cenohet një institucion apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër.

“Nuk ka nevojë që askush të shqetësohet për këtë. Rrugët janë për t’u bashkuar në interes të qytetarëve, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të turizmit të asaj pjese të, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të cenohet një institucion apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër”, ka thënë Lekaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, por edhe në shtetet…