Letra e Ajnshtajnit shitet për 1.56 milion dollarë

01 nëntor 2017 | 13:34

“Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi ajo.
Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja ka arritur majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbante shkrimin e njeriut të madh.

“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që nënkupton një shqetësim të përhershëm”, kishte shkruar Einstein në gjermanisht në letrën me kokë të “Imperial Hotel de Tokyo”, ku ai qëndroi në vitin 1922.

Ajnshtajni i shkroi ato 95 vjet më parë – në vitin 1922 – gjatë një udhëtimi në Japoni. Në atë kohë, ai sapo kishte fituar Nobelin dhe fama e tij po rritej. Fizikanti ishte në Hotel Imperial në Tokio dhe mori një mesazh nga një korrier hoteli. Në vend të bakshishit, për të mos e lënë duarbosh, ai shkroi në gjermanisht këto dy parime. “Ndoshta, nëse do të jeni me fat, këta mesazhe do t’ju vlejnë më shumë se një bakshish normal”, i kish thënë Ajnshtajni korrierit, sipas asaj që deklaron shitësi i tyre.

“Ne jemi duke bërë bashkë mozaikun e Ajnshtajnit: njeriu, shkencëtari dhe impaktet e tij mbi botën, përmes shkrimeve të tij, – tha Roni Grosz, arkivist i koleksionit më të madh dedikuar fizikanit dhe filozofit gjerman në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. Dhe kjo është një pjesë e vogël e mozaikut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Viktor Hugo te Dan Brown, duke kaluar te Truman…