Lëvizja Besa dhe PDSH-ja bëhen pjesë e Qeverisë së Maqedonisë

15 Maj 22:23

Koalicioni qeverisës në Maqedoni është zgjeruar edhe me dy parti politike, Lëvizjen Besa që drejtohet nga Afrim Gashi dhe Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Menduh Thaçit.

Dy partitë, që deri tani ishin në opozitë i janë bashkuar Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, që së bashku me disa parti tjera të vogla rrisin numrin e përbërjes parlamentare në 68 deputetë.

Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa të drejtuar nga Afrim Gashi, gjatë mbledhjes të mbajtur të martën vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe të pranojë kështu Ministrinë e Kulturës, e cila drejtohej nga LSDM-ja.

“Neve na është besuar që të udhëheqim sektorin e Kulturës, dhe kjo për ne është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse vitet e fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, ka thënë kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

PDSH-ja e Menduh Thaçit në Qeverinë e Zoran Zaevit do të udhëheq me postin e ministrit për Investime të Huaja dhe zëvendësministrin për Transport dhe Lidhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…