Lewandowski-Kane, kjo është preferenca e Ronaldos

01 mars 2018 | 15:27

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Real Madridi ta blejnë Robert Lewandowskin para Harry Kane në afatin kalimtar veror.

Lajmi është bërë i ditur nga “Diario Gol”. Ronaldo beson se Kane do ta lërë në hije atë në “Santiago Bernabeu”, prandaj i ka bërë thirrje Realit ta transferojë sulmuesin e Bayern Munchen. Për më tepër, fakti se sulmuesi polak e ka emëruar një agjent të ri në fund të muajit të kaluar ka bërë që mediet t’i rrisin spekulimet se ai vërtet dëshiron të kalojë në kryeqytetin spanjoll. Në anën tjetër, forma e jashtëzakonshme e Kane në Tottenham e ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave elite evropiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë takimit në…