Libri biografik për Thaçin u publikua në 10-vjetorin e Pavarësisë

17 shkurt 2018 | 17:22

Pikërisht në 10-vjetorin e ditës, kur Hashim Thaçi kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës, dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë publikuar librin biografik me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe.

Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhen angleze.

Në forografiotë e siguruara shihen disa kopje të këtij libri, i cili përmbledh jetën private dhe publike të Thaçit.

Dy gazetarët e famshëm britanik, për një kohë të gjatë kanë intervistuar Thaçin dhe personalitete tjera botërore. Ky libër më herët është thënë se do të promovohet fillimisht në Uashington, Londër dhe Bruksel, më pas edhe në qendra tjera botërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot të gjithë jemi me mendje dhe zemër në Kosovë.…