Liderët  e dy Koreve takohen më 27 prill

29 mars 2018 | 11:42

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat kufitar më 27 prill, ka raportuar agjencia jugkoreane e lajmeve “Yonhap”, duke cituar zyrtarët.

Samiti – i treti i tillë që nga Lufta Koreane më 1950-53 – mund të rezultojë i rëndësishëm në përpjekjet globale diplomatike për të denuklearizuar Korenë e Veriut.

Njoftimi u bë pas një takimi të nivelit të lartë midis dy vendeve, i cili u zhvillua të mërkurën në fshatin kufitar Panmunxhom.

Këtë javë, lideri verikorean ka zhvilluar po ashtu një takim të befasishëm me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin.

Në fund të majit, ndërkaq, Kim pritet të takojë edhe presidentin amerikan, Donald Trump./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë me dije…