Liderët e shtetit kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit (Video)

16 janar 2018 | 20:45

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, ka tronditur opinionin vendor e ndërkombëtar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po kërkon të bëhet zbardhja e rrethanave të kësaj vrasje e po ashtu aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Këtë akt ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës e ka dënuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, duke besuar se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.

Akt kriminal e të dënuesheshëm e ka quajtur këtë akt edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot, jo vetëm që kemi 3 vite të mrekullueshëm bashkë……