Liderët e vendit në takim me Listën Serbe

28 shkurt 2018 | 12:53

Liderët kryesorë të institucioneve të Kosovës janë në një takim me deputetët e Listës Serbe.

Takimi është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës.

Liderët shtetërorë janë duke u munduar t’i bindin deputetët serbë që ta votojnë demarkacionin në seancën e sotme të Kuvendit, raporton “Klan Kosova”.

Nga takimi ka dalë presidenti Hashim Thaçi, i cili kur është pyetur nga gazetarët se a i kanë votat për demarkacionin ai ka thënë se “moti është i ftohtë sot. Si jeni a jeni mirë”, duke mos dhënë përgjigje konkrete në pyetjen drejtuar atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka publikuar në llogarinë…