Lideri katalonas udhëton drejt Danimarkës, prokurori kërkon arrestimin e tij

22 Janar 16:56

Mbërritja e ish-udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, në Danimarkë nxiti një përpjekje të re të Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës për arrestimin e tij.

Presidenti i përmbysur i rajonit të pasur spanjoll udhëtoi drejt Kopenhagenit për të mbajtur atje një diskutim mbi Katalonjën.

Gjykata e Lartë e Spanjës e rrëzoi fletarrestin e lëshuar në muajin dhjetor, por pas zhvillimit të fundit, zyra e Prokurorit paraqiti kërkesën që një mandat i tillë të lëshohet sërish.

Puigdemont rrezikon të përballet me akuzat e rebelimit, separatizmit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

Një padi e tillë bart në vetvete mundësinë e dënimit me maksimumin 30 vite burg. Kryetari i Parlamentit të Katalonjës, ndërkohë, e ka propozuar sërish Carles Puigdemontin si President rajonal.\Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Belgjikës, Thomas Vermaelen do t’i mungoj…