Lideri palestinez ofendon rëndë ambasadorin e ShBA-së në Izrael

20 mars 2018 | 12:07

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka quajtur “bir qeni” ambasadorin amerikan në Izrael, për shkak se ai ka mbështetur vendbanimet izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor.

Pas këtyre komenteve ka reaguar zyrtarët e Shtëpisë e Bardhë, duke shprehur zemërim, për siç është thënë, “ofendimin e rëndë”.

“Ka ardhur koha për presidentin Abbas që të zgjedhë në mes të retorikës urrejtëse dhe përpjekjeve konkrete dhe praktike, që do të përmirësonin jetën e popullit të tij dhe t’i udhëheq ata në paqe dhe prosperitet”, ka thënë i dërguari i ShBA-së në Lindjen e Mesme, Jason Greenbaltt.

Abbasi i kishte bërë këto komente pasi ambasadori amerikan, David Friedman, kishte mbrojtur vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

“Biri i qenit thotë se ata po ndërtojnë në tokën e tyre? Ai dhe familja e tij kanë ardhur këtu dhe ai është ambasador i ShBA-së në Tel Aviv. Çfarë duhet të presim nga ai?”, ka thënë Abbasi.

Gjithashtu ambasadori Friedman, ka mbështetur vendimin e presidentit Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, një vendim ky që ka zemëruar Abbasin dhe shumë palestinezë të tjerë.

Ambasadori Friedman i është përgjigjur komenteve të Abbasit, duke pyetur nëse ato pasqyrojnë “antisemitizëm apo ligjërim politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman…