Ligji për kryeqytetin kalon në Komisionin për Administratë

10 prill 2018 | 17:05

Në Komisionin për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale të martën ka kaluar Ligji për kryeqytetin dhe për polici të kryeqytetit. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikës ka kaluar Ligji për kryeqytetin bashkë me amandamentin për polici të kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancën plenare”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi…