Ligji për Prishtinën sjell etapë të re zhvillimore për kryeqytetin

22 maj 2018 | 08:07

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prishtinën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se ky ligj do ta sjellë fillimin e një etape të re zhvillimore për kryeqytetin.

Ai ka thënë se ligji barazon trajtimin e Prishtinës me secilën kryeqendër të shteteve të rajonit dhe më gjerë.

Krahas pozitës së veçantë që i garantohet kryeqytetit, sipas Pacollit, përfitim që sjell ligji është edhe rritja e buxhetit të komunës nga grantet e Qeverisë.

Ai ka treguar se kjo nënkupton rritje të mundësive për investime të reja në kryeqytet, duke shtyrë përpara një varg projektesh që, shkaku i implikimit buxhetor, janë shtyrë nga viti në vit.

Në këtë intervistë Selim Pacolli ka folur edhe për qeverisjen në komunë, duke thënë se puna e kësaj Qeverie do ta prekë secilin qytetar të Prishtinës.

“Bashkëpunimi me kryetarin Ahmeti është në nivelin e duhur dhe qeverisja po bëhet në bazë të parashikimit programor që shërbeu edhe si parakusht i arritjes së marrëveshjes përpara raundit të dytë të zgjedhjeve. Sa iu përket projekteve, disa prej tyre janë të derivuara nga planprogrami i AKR-së por tashmë, pas harmonizimit programor, gjërat po shtyhen përpara si një. E rëndësishme është që investimet kapitale në kryeqytet nuk do të mungojnë dhe rinia, si pika ime kryesore, nuk do të lihet anash, por do të jetë prioritet, bashkë me Prishtinën e gjelbër, investim i cili është i domosdoshëm”, ka thënë Pacolli.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari amerikan, Richard N Goodwin i cili ushtroi veprimtarinë e…