Ligjvënësi republikan: Raporti nuk dëmton hetimet e prokurorit Mueller

04 Shkurt 22:39

Një ndër bashkë-autorët e raportit të klasifikuar, ligjvënësi republikan Trey Gowdy, u shpreh sot se raporti nuk dëmton hetimet disa mujore të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, apo nëse Presidenti Trump pengoi drejtësinë duke u munduar të ndikonte tek hetimi.

Duke folur për kanalin televiziv CBS, në emisionin “Face the Nation”, Ligjvënësi Gowdy tha se “ekziston një proces hetimor për Rusinë, pa dosjen Steele”, për shkak të lidhjeve të tjera të fushatës Trump me Rusinë, si p.sh. takimi i qershorit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork me djalin e tij të madh, Donald Trump Jr., me pritshmërinë se një juriste ruse do të dorëzonte material kompromentues për rivalen e tij politike, demokraten Hillary Clinton.

Ligjvënësi Gowdy gjithashtu deklaroi se dosja Steele nuk ka të bëjë fare me aspektin tjetër të procesit hetimor, atë të pengimit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Duke komentuar darkën e kabinetit qeveritar, Avni Arifi këshilltar politik…