Limaj: Demarkacioni zgjidhje e lehtë, ja kur hiqen vizat

02 Janar 20:36

Marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkimin e vijës kufitar po vazhdon të jetë problem për izolimin e Kosovës drejt Shengenit.

Mirëpo, kësaj çështjeje po i vije fundi sipas zëvendëskryeministri të Kosovës, Fatmir Limja, i cili në një intervistë për lajmi.net, deklaroi se demarkacioni do të ketë zgjidhje të lehtë dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

“Çështja e demarkacionit do të zgjidhet lehtë, pres që të shumë shpejt jo vetëm demarkacioni, por edhe çështje të tjera nacionale duhet t’i jepet zgjidhje”, ka thënë Limaj.

Ndonës, shefi i tij, deklaroi se vizat do të liberalizohen gjatë muajit mars, e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se një gjë e tillë do të ndodh gjatë muajit qershor, Limaj jep përgjigje më të matur.

“Ne do t’i kryejm punët tona që na takojë për t’i kryer, por unë nuk kam datë dhe nuk jam ai që vendosi kur liberalizohen vizat, i takon dikujt tjetër, Bashkimit Evropian, për të përcaktuar”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga të gjitha pozitat në…