Limaj: Haradin Bala dha kontribut të madh në luftën e UÇK-së

31 janar 2018 | 14:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e Haradin Balës është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Kosovën në përgjithësi.

Limaj ka thënë Bala ishte njeri i drejtë, punëtor dhe ka dhënë kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.

“Ishte njeri i drejtë dhe punëtor. Ai dha kontribut të madh edhe në forcimin dhe konsolidimin e partisë tonë, Nisma. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bala”, ka thënë Limaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika ka përjetuar një nga periudhat “më të errëta” në…