Limaj: Mos e shani shtetin, ai është i shenjtë

15 shkurt 2018 | 12:37

Fakulteti i Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar një konferencë me temën “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se për këto 10 vjet shtet, Kosova ka mundur të bëjë më shumë.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se brenda këtyre viteve janë vendosur themelet e shtetit.

Më tutje, Limaj ka porositur qytetarët që ta duan shtetin dhe mos ta ngatërrojnë me pushtetin.

“Mos e përzieni shtetin me pushtetin. Kur nuk ju pëlqen pushteti ndërrojeni, por mos e shani shtetin. Shteti është i shenjtë! Nuk ka asgjë më të madhe se sa shteti”, ka thënë Limaj.

Ndërsa dekani i Fakultetit Filologjik, Bujar Dugolli, ka thënë se duhet nderuar të nderohen dhe respektohen të gjithë ata që punuan për shtetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çiklisti britanik Chris Froome ka konfirmuar edhe një herë për…