Limaj ngushëllon familjen Sinani: Vdekja e hershme e basketbollistit i ka mërzitur të gjithë

23 qershor 2018 | 12:25

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e basketbollistit Gazmend Sinani, i cili ndërroi jetë sot në një aksident komunikacioni.

Ai e ka quajtur këtë lajm të dhimbshëm dhe ka thënë se vdekja e hershme e basketbollistit 27-vjeçar i ka mërzitur të gjithë.

Limaj në emër të partisë të cilën ai e drejton i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, FBK-së dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sinanin.

Lojtarëve dhe të gjithë atyre të cilët janë të përfshirë në këtë aksident iu ka uruar shërim të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjes spektakolare të shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrrës, Valon…