Limaj: Parku i Biznesit do të ndërtohet edhe në Prizren

16 maj 2018 | 16:22

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani kanë vizituar komunën e Prizrenit ku janë pritur nga kreu i saj, Mytaher Haskuka.

Pas takimit Limaj, ka thënë se i shprehën përkrahjen e plotë kryetarit të komunës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren por edhe projektet tjera për këtë qytet. Limaj shtoi se Parku i Biznesit shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet. Ndërsa, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se kërkoi nga zëvendëskryeministri Limaj që Parku i Biznesit të nis të ndërtohet sikurse edhe rruga e Kabashit dhe infrastruktura në fshatin Zym.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ndihmuar nga EULEX-i do të organizojë…