Limaj: Qeverinë mund ta rrëzojnë të gjithë

26 prill 2018 | 21:40

Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Qeverinë e Kosovës mund ta rrezojë çdo kush.

Sipas tij nëse në Kuvend bëhen 61 deputetë mund të bëjnë mocion dhe ta rrezojnë qeverinë.

“Qeveria mund të rrezohet nga 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Do të thotë në këtë kuptim Qeverinë mund ta rrëzojë kush të do”, ka thënë Limaj duke shtuar se Qeverisë mund të ja heq besimin edhe secili partnerë që është pjesë e saj.

“Nga qeveria mund ta dalë secila parti që është në të. Pra, këtë mund ta bëjë Nisma, AKR, AAK, PDK”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, si propozues i interpelancës së…