>

Limaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave ka qenë i pritur

12 qershor 22:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave, ka qenë i pritur.

Ai në një intervistë për “Telegrafin”, ka theksuar se diskutimi për këtë temë është debat i shterrur.

“Para se t’i drejtohem organeve gjyqësore është debatuar në parlament. Unë nuk kam pritur vendim tjetër. Diçka që nuk është e ndaluar me ligj, nuk ka mundësi për interpretim tjetër”, ka shtuar Limaj.

Sipas tij, ka nevojë të madhe që cështja e pagave të rregullohet me ligjin për paga në të gjitha nivelet.

“Vendime për rritjen e pagave ka pasur vazhdimisht, dhe kjo nuk ka qenë në rregull. Duhet të ulemi ta bëjmë një ligj, duke marrë parasysh shumë elemente. Urgjent që do të bëhej ligji dhe përfundimisht të rrregullohej ky problem”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në…