Limaj: Vendit tonë i duhet një vizion politik që nuk mashtron

19 qershor 2018 | 19:55

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Dega e Nismës në Gjilan ka mbajtur të martën Kuvendin e Punës.

I pranishëm në këtë Kuvend Pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend, Nisma në Gjilan të dalë me e fuqishme, më e strukturuar dhe e gatshme për aktivitetet e sfidat e reja.

Ai ka lavdëruar degën e Nismës në Gjilan, e cila ka qenë shumë aktive në teren.

Në të njëjtën kohë ai iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të Nismës në Gjilan.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për parimet e partisë të cilën ai e drejton.

“Ne kemi dalë me një ofertë politike para qytetarëve të Kosovës, e cila dallon nga ofertat e partive tjera. Kur ka dalë Nisma në skenën politike kanë qenë dy oferta të cilat janë kthyer në zhgënjim dhe dëshpërim për qytetarët e Kosovës. Në politikë, duhet të ndërtosh politika të kujdesshme të arritshme, duhet të nxjerrësh prioritete të kapshme dhe pastaj duhet përkushtim në realizimin e atyre prioriteteve. Vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime, dhe një vizion politik që nuk gënjen, mashtron dhe nuk shanë”, ka thënë Limaj në Gjilan.

Limaj ka thënë se në këto katër vite prej themelimit, Nisma është dëshmuar si një parti që e mbanë fjalën.

“Nisma ka një simpati anekënd Kosovës. Platforma jonë po gjen mbështetje edhe nga ata që kurrë nuk kanë votuar për ne. Ne kemi dhënë katër zotime dhe katër zotimet sot po zbatohen çdo ditë nga ana e dikastereve përkatëse. Ne po mbajmë fjalën sepse nuk japim premtime boshe, por jemi të kujdesshëm në atë që themi”, ka shtuar Limaj

Kosovës i duhet një politike reale, thotë Limaj e cila përshkruan gjendjen e vendit ashtu siç është.

“Në vend të premtimeve në dolëm me zotime. Nuk duhet të bëhet tregti me vota të njerëzve. Ne refuzojmë këtë logjikë të veprimit sepse nuk është logjike shtetërore e intelektuale”, ka theksuar Limaj.

Krejt në fund, Limaj ka thënë se është marifet që kur të jesh në pushtet të punosh me kokulur aq sa dinë dhe të mundesh e jo me sjellje arrogante.

Kryetari i degës së Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, ka thënë se Nisma në Gjilan po rritet çdo ditë e më shumë.

Nisma në Gjilan, sipas tij, është shtrirë në çdo lagje e fshat të Gjilanit.

“Qytetarë nga të gjitha shtresat i janë bashkuar familjes se Nismës Socialdemokrate.

Plot na kanë parë me skepticizëm, por sot Nisma është faktor vendimtar. Nisma ka Grupin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Nisma në këto katër vite është dëshmuar si alternative që I duhet vendit”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirik Qerimi, nxënësi i Kolegjit “Mehmet Akif”, u kthye me…